Panorama TV ka ndjekur nga afër procesin e votimit elektronik në një qendër votimi në Elbasan.

Operatorët shpjeguan për gazetarin Aldo Kozarja si nis procedura për të votuar elektronikisht fillimisht me identifikimin e individëve.

“Vjen personi, shikojmë nëse përputhet figura me emrin që paraqet dhe pastaj e kalojnë në identifikimin elektronik”, tha ai.

Ndërsa një tjetër operator shpjegon se në rastet kur pajisja identifikuese nuk punon, zgjedhësi firmos një dokument të posaçëm dhe vijon votimin në mënyrë elektronike.

“Në rast se nuk funksionon identifikimi elektronik firmoset dokumenti në mënyrë manuale me anë të një dokumentacioni të posaçëm dhe më pas vijon procesi në mënyrë elektronike pranë qendrës”, u shpreh operatori.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re