Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka zbuluar shtetet me shpërndarjen më të madhe të zarfeve.

Ilirjan Celibashi: Kemi nisur sot përgatitjen ed dërgimit të dokumentacionit zgjedhor për qarkun Korçë dhe Lezhë, në pjesën e dytë të ditës së sotme fillojmë me qarkun Tiranë. Deri tani kemi dërguar rreth 90 mijë zarfe që përbëjnë 36.3% të numrit total të zgjedhësve që janë regjistruar si votues nga jashtë.

Shtetet me të mëdha me shpërndarjen e zarfeve janë Italia, Greqia dhe Gjermania.

Synojmë që gjithë procesin ta [përfundojmë brenda 2 ditëve, sipas raporteve që kemi marrë nga shërbimi postar votuesi i parë që i ka mbërritur zarfi me fletën e votimit i përket qarkut Dibër dhe është në Gjermani, i ka mbërritur në orën 07:15 minuta. Ky është votuesi i parë që ka marrë dokumentacionin zgjedhor të dërguar nga KQZ.  Janë 111 votues që kanë votuar dhe kanë njoftuar me telefon postierin dhe është tërhequr zarfi.

Votimi nga jashtë tashmë konsiderohet i kryer, që në momentin që një prej votuesve që ka marrë zarfin e ka kthyer mbrapsht.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko