Skip to content

Votimi i dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, reagon ambasada amerikane në Tiranë

Ambasada amerikane ka reaguar pas votimit në Kuvend të dy anëtareve të Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji.

Sipas Ambasadës, votimi i sotëm sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike.

“Prej votimit unanim të reformës në drejtësi në 2016-ën, institucionet shqiptare, përfshirë edhe organet e reja të pavarura të gjyqësorit, kanë punuar fort për të përmbushur vullnetin e popullit. Votimi i sotëm i Parlamentit çon Shqipërinë përpara në ringritjen e Gjykatës Kushtetuese, një organ jetësor për llogaridhënien dhe ekuilibrat demokratike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbështetur ngritjen e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe të ndershëm në Shqipëri”, thuhet në reagimin e Ambasadës