Kryeministri Edi Rama kreu sot një takim online me Këshillin Koordinues të Diapsorës për të diskutuar “Votën e Diasporës në Reformën Zgjedhore”.
Kreu i qeverisë tha se vota e emigrantëve është objektiv i veçantë për kornizën e zhvillimit të zgjedhjeve në Shqipëri.
Në takimin online fjalën e mori edhe ish-deputeti, njëherësh negociatori socialist, Damian Gjiknuri, i cili tha se ky debat nuk është zhvilluar në situatë normale, pasi ka munguar dialogu sidomos me opozitën jashtë-parlamentare.
“Ne kemi çuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, çështjen e votës së emigrantëve, në mënyrë që dhe ajo të jetë e mundur.
Kemi dhënë dy ide, votimin me postë, ose votimin elektronik, edhe pse kjo e dyta është pak më e vështirë. Por mund të themi se infrastruktura është gati. Vota e emigrantëve do të llogaritet në qarkun e Tiranës, ky është diskutimi që kemi bërë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve,” tha Gjiknuri.
/shqip
