Skip to content

Votimi i Lindita Nikollës/ Kryeministri Rama mbledh fletët e grisura nga deputetët e opozitës, socialistët shpërthejnë në duartrokitje, demokratët nisin ovacionet

Është ndërprerë për disa çaste votimi për zgjedhjen e Kryetares së re të Kuvendit Lindita Nikolla. Shkak është bërë gjesti i kryeministrit Rama për të mbledhur fletët e grisura nga deputetët e PD-së dhe të hedhura jashtë kutisë së votimit.

Ky gjest i kryeministri ka bërë që socialistët të shpërthejë në duartrokitje, ndërkohë që demokratët kanë nisur të debatojnë, pasi veprimi i Ramës ndërpreu votimin për zgjedhje e Kryetarit të ri të Kuvendit.

“Ku ka ndotje territori duhet edhe pastrim”, u shpreh në mbështetje të kryeministrit deputeti i PD-së, Fadil Nasufi.

Rama nuk e ka lënë me kaq veprimin e tij, por ka marrë një qese, ku ka mbledhur fletët e grisura dhe ia ka dhënë anëtarit të PD-së në Komisionin e Votimit, Belind Këlliçit.

Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër kryeministrin, pasi heqja e fletëve ndikon në procesin e votimit pasi nuk do të mund të numërohen votat e pavlefshme.

“A do vazhdojë votimi. Nuk duhet ti prekë njeri, asnjë individ nuk ka ndërhyrë, kryetar kjo nuk ishte procedurë normale! Kjo nuk ishte në rregull!”, ka thënë Këlliçi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb