Seanca e jashtezakonshme e Kuvendit te Shqiperise ku jane votuar sot ministrat e rinj te kabinetit Rama, eshte shoqeruar me debate te forta. 

Kreu i Grupit te PD ka kerkuar fjalen per procedure dhe ngritur si kerkese qe seanca te shoqerohej me debate per arsyet e lirimit nga detyra e ministrave, Balla, Peleshi dhe Mete.

Por Lindita Nikolla nuk i ka dhene fjalen opozites, duke thene se nje proces i tille nuk shoqerohet me debat.

Bardhi ka zaptuar foltoren dhe nuk kane munguar debatet me tone te larta, nderkohe qe Lindita Nikolla e ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

Gjithashtu Nikolla ka rrëzuar kërkesën e Grupit të PD për seancë me debat 6 orë në lidhje me ndryshimet.

NDRYSHIMET

– Niko Peleshi- Drejtim i Grupit Parlamentar PS

– Taulant Balla – Minister Shteti per Marredhenie me Parlamentin

– Minister i Brendshem – Ervin Hoxha

– Minister i Financave – Petrit Malaj

– Minister i Mbrojtes – Piro Vengu

Gjithashtu pritet të votohet dhe projektvendimi për zgjedhjen e kryetares së re të Parlamentit të Shqipërisë, që do të jetë Elisa Spiropali.

Spiropali pason Lindita Nikollën, e cila dha dorëheqje për arsye shëndetësore.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko