Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikon fotot nga Korça, ku shihet anëtarësia duke votuar kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Përbri fotove, Bardhi shkruan se ndjehet i impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll.

“I impresionuar nga pjesëmarrja e jashtëzakonshme e anëtarëve të Partisë në Devoll.

Padurimi për largimin e Edi Ramës me ekipin më të mirë të përfaqësimit të PD ndjehet kudo. Fitore”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re