Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se votimi në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë i projektligjit për legalizimin e kanabisit është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes.

Komentet Meta i bëri përmes një reagimi në Facebook, ku tha se ky votim është zbatim direkt i urdhërave të narkotrafikut dhe sipas tij, integrimi europian i Shqipërisë ka marrë goditje të rëndë.

Reagimi i Metës:

Votimi nga deputetët e “Rilindjes” në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të Projektligjit për Legalizimin e Kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është legalizimi “de facto” i trafikut të drogës, që ka pushtuar vendin, si dhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Ky votim është zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet.

Ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

Integrimi europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe të qëllimshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re