Agron Duka, Vangjel Dule dhe Fatmir Mediu janë tre deputetët që kanë abstenuar në votimin për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt u miratua në seancën e sotme me 117 vota pro.

Seanca e sotme nisi me debate të shumta mes opozitës dhe maxhorancës. Ish kryeministri Sali Berisha tha në nisje të seancës se Ahmetaj duhet t’i përgjigjej pyetjeve në Kuvend në lidhje me këtë aferë, ose kryeministri Edi Rama duhet të japë llogari në mungesë të tij.

Me votimin në Kuvend të kërkesës së SPAK, i hapet rrugë arrestimit të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj i cili rezulton të jetë larguar nga vendi pak ditë më parë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re