Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas votimit në Kuvend për arrestimin e ish zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.
Rama shkruan se pasditen e sotme do i drejtohet opinionit publik me një adresim në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, ka shkruar Rama.
Kreu i qeverisë u rreshtua bashkë me 117 ligjvënës të tjerë në Kuvend që votuan pro arrestimit të Ahmetajt. Tre deputetët e vetëm që abstenuan ishin Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.
Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2023