Grupi parlamentar i Partisë Socialiste po zhvillon një mbledhje me dyer të mbyllura përpara nisjes së seancës parlamentare.

Në rendin e ditës ka një sërë çështjesh, por pjesë e diskutimeve është edhe dekreti i presidentit Ilir Meta për emërimin e Arben Shehut në postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Disa ditë më parë komisioni parlamentar i Ekonomisë miratoi kandidaturën e Shehut, duke e kaluar për votim në seancë. Mbledhja e grupit parlamentar të PS-së po zhvillohen në sallën e seancave.

Sakaq në rendin e ditës për seancën e sotme janë dhe dy dekretet e presidentit për kthimin e ligjeve. Pikërisht mbledhja e grupit të mazhorancës ka shtyrë dhe nisjen e seancës parlamentare/

 

Rendi i ditës

Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 18.06.2020.
Njoftimi i çështjeve të depozituara në Kuvend për shqyrtim.
Raporti vjetor i Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019.
Raporti vjetor i Këshillit të Lartë Gjyqësor mbi gjendjen e sistemit gjyqësor dhe veprimtarinë për vitin 2019.
Raporti vjetor i Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2019.
Akti Normativ nr. 21, datë 27.05.2020 “Për disa ndryshime në aktin normativ nr. 9, datë 25.03.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë gjyqësore, gjatë kohëzgjatjes së gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19” miratuar me ligjin nr. 30/2020”.

7.Akti normativ nr. 22, datë 27.05.2020 “Për shfuqizimin e aktit normativ nr. 13 datë 02.04.2020 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të veçanta në fushën e veprimtarisë së shërbimit përmbarimor gjyqësor, ndërmjetësimit dhe administrimit të procedurave të falimentimit gjatë kohëzgjatjes

Akti Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar””.
Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”.
Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8331, datë 21.4.1998, “Për ekzekutimin e vendimeve penale”, të ndryshuar””.
Projektligji “Për Policinë e Burgjeve”.
Projektligji “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”.
Projektligji “Për përjashtimin nga emërimi, zgjedhja në organe drejtuese dhe të punësimit në funksione publike, shtetërore dhe politike të ish – funksionarëve, nëpunësve qe kanë ushtruar detyra drejtuese në periudhën 28.11.1944 – 08.12.1990”.
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.493, datë 01.06.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 55/2020 “Për shërbimet e pagesave”.
Dekret i Presidentit të Republikës nr. 11.486, datë 22.05.2020 “Për kthimin e ligjit nr. 58/2020 “Për miratimin e shtesës së kontratës së koncesionit të formës “BOT” (ndërtim, shfrytëzim dhe transferim) të një porti të llojit MBM në Porto-Romano Durrës, miratuar me ligjin nr. 104/2015 ndërmjet ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqërisë koncensionare “Porti MBM (Multy Buoy Mooring)” të ndryshuar””.
Projektvendim “Për ngritjen e nënkomisionit për monitorimin e zbatimit të buxhetit të shtetit dhe kontrollin e tij, në përbërje të komisionit të përhershëm parlamentar për Ekonominë dhe Financat”.
/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re