Vazhdon votimi i referendumit në Maqedoni por deri më tani duket se pjesmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët.

 

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në orën 17:00, në referendum kanë marrë pjesë 455.771 votues ose e thënë ndryshe 28,83 për qind nga numri i përgjithshëm të regjistruar në Listën zgjedhore.

 

Ndërkohë përmes një konference për shtyp, kryetari i KSHZ-së Oliver Denkovski, është shprehur se numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar për referendumin është 1,806,336.

 

Gjithashtu për t’u plotësuar censusi duhet të dalin të votojnë 903,169 votues, ndërkaq për të qenë i suksesshëm do të duhen 451,585 vota “për”, ose gjysma plus 1 votë nga numri i censusit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re