Kuvendi voton ngritjen e Komisionit të Posaçëm që do të përzgjedhë anëtarët e KQZ. Komisioni u ngrit me 95 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.

Mësohet se komisioni përbëhet nga PS: Damian Gjiknuri kryetar, Adnor Shameti dhe Alket Hyseni.

Opozita parlamentare do të përfaqësohet nga Myslim Myurrizi dhe Edmond Stojku.

Gjithashtu edhe opozita jashtëparlamentare do të ketë përfaqësuesin e saj në këtë komision, i cili është Oerd Bylykbashi.

Komisioni parashikohet të përmbyllë veprimtarinë deri më 2 tetor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko