Deputeti i Partisë Demokratike në listat e mbyllura dhe njëkohësisht drejtuesi politik i saj për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, pasi ushtroi të drejtën e votës në qytetin e Lezhës, dha një deklaratë për mediat ku komentoi edhe arrestimin e bashkëshortit të deputetes Elda Hoti.

Gjekmarkaj e cilësoi arrestimin si një kurth të ngritur nga organet shtetërore, të cilat, sipas tij, në vend që të ndëshkojnë ata që cenojnë procesin zgjedhor dhe merren me shitblerjen e votës, po targetojnë qytetarët që mbrojnë të drejtën e votës.

Ai theksoi se Partia Demokratike po monitoron çdo rast abuzimi dhe do t’i denoncojë publikisht ato.

Në përfundim të deklaratës, Gjekmarkaj bëri thirrje për pjesëmarrje masive në votime, duke e cilësuar këtë moment si një pikë kyçe për vendin. “Qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre për të ndërtuar një Shqipëri ku sundon ligji dhe jo bota e krimit. Indiferenca është armiku më i madh i demokracisë”, u shpreh ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko