Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjin Gjoni, ka dhënë një deklaratë për mediat pas votimit, duke e cilësuar këtë ditë si të veçantë për të gjithë qarkun.
Ai u bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar se ky është një akt i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve të tyre.
Gjoni gjithashtu ngriti shqetësimin për praninë e administratorëve të njësive vendore brenda ambienteve të votimit, gjë që, sipas tij, është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.
“Ka raste kur administratorë ndodhen brenda qendrave të votimit pa pasur ndonjë atribut ligjor apo bexha identifikimi. Kjo është e palejueshme,” tha Gjoni, duke shtuar se kjo situatë është konstatuar në disa njësi administrative të qarkut.