Subscribe

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Rrogozhinës, Edison Memolla, ka ushtruar të drejtën e votës.

 

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë masivisht në votim ditën e sotme.

 

Ndër të tjera nuk munguan as shigjetimet për kundërshtarin e tij, Shkëlqim Hoxha.

 

“Procesi po shkon shumë mirë. Ftoj qytetarët sot të marin pjesë masivisht dhe të votojnë kandidatin më të mirë. Nuk rrezikojmë aspak, sepse kemi punuar dhe kemi marrë mesazhe nga hera e parë dhe këtë radhë jemi duke e respektuar dhe duke i rregulluar të gjitha ato defekte që kishim. Nuk merremi me kundërshtarin, merrem me veten time, kundërshtari të merret me veten e tij”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re