Skip to content

Voton kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi mesazh qytetarëve: Fotografimi i votës do marrë përgjigje nga drejtësia, minimumi 3 vjet ndëshkim për ata që…

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi votoi mesditën e sotme në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në kryeqytet.

Pas votimit Celibashi foli për mediat.

Ai tha se fotografimi i votës nga votuesit do të marrë përgjigjen e duhur nga drejtësia, teksa theksoi se qytetarët që kryejnë këto lloj shkeljesh mund të ndëshkohen me minimumin 3 vjet burgim.

“Fotografimi i votës do marrë përgjigje nga drejtësia. Minimumi tre vjet burgim për ata që fotografojnë votën. Jo vetëm politikanët por edhe votuesit duhet të kuptojnë se kanë përgjegjësi”, tha Celibashi.

“”