Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka ushtruar të drejtën e tij të votimit.

Pas hedhjes së votës, Konjufca para mediave tha se sot është ditë e rëndësishme për demokracinë.

“Sot është ditë e rëndësishme për demokracinë. Do ta legjitimojmë pushtetin lokal në republikën tonë. Do të zgjedhim kryetarët e komunave dhe përbërjen e asamblesë për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Konjufca.

Kryeparlamentari theksoi se deri tash gjithçka ka shkuar mirë.

“Deri tash gjithçka ka shkuar mirë, urojmë që kështu të përmbyllet procesi”, tha Konjufca.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re