Mbi derën e selisë së Partisë Demokratike zyrtare është mbishkruar një thirrje për votimin e Belind Këlliçit, kandidatit tjetër të opozistës në 14 maj.

 

Pamjet janë publikuar nga kandidati i PD, Roland Bejko, i cili dënon këtë akt dhe iu bën thirrje autoriteteve të marrin masa.

 

Sipas Bejkos, ky akt është tregues se Berisha luftën e vërtetë nuk e ka me kundërshtarin direkt, por me Partinë Demokratike.

 

“Kjo është prova se Sali Berisha në këto zgjedhje nuk ka garë me socialistët por me Partinë Demokratike. Berisha dhe Metaj kanë frikë nga forca e demokratëve të thjeshtë që do të votojnë masivish kundër tyre dhe Edi Ramës në 14 maj.

 

E dënoj me forcë këtë akt vandal, por gjithashtu i bëj thirrje autoriteve që të marrin masat dhe të venë para përgjegjësisë shkelësit e ligjit.”, shkruan Bejko.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re