Skip to content

“Votoni nga numri dy e lart”, Luan Rama i përgjigjet thirrjes së LSI-së: Vlora do më votojë dhe unë do jem përfaqësuesi i saj, kam qenë koherent dhe i pagabueshëm

Kryesuesi i listës së LSI-së në qarkun e Vlorës Luan Rama, i është përgjigjur Lëvizjes Socialiste për Integrim e cila bëri thirrje përmes nënkryetarit të saj që të mos votohet nga përkrahësit.

Rama thotë se Vlora do të votojë për të dhe se ai do të jetë përfaqësuesi i saj në parlamentin e ri.

“25 prilli – dita e madhe e fitores:

Vlora do të më votojë dhe unë do të jem përfaqësuesi i saj. 

Në gjurmët e Vlorës nga e cila kanë nisur të mirat e Shqipërisë, kam qenë koherent e i pagabueshëm si ajo: në qendrimin ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçkirimtare, në qendrimim ndaj heroizmit popullor e në qendrimin ndaj shtetit”, shkruan Luan Rama. (TemA)