Skip to content

“Votova për Boçin, sistemi më nxori Llatjan”- Qytetari denoncoi skandalin me pajisjen elektronike në Elbasan. Kryetarja e qendrës: Presim reagimin e KQZ-së





Një komisoner në një qendër votimi në Elbasan pretendon se ka votuar për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi por në momentin që ka tentuar të vërtetojë votën, pajisja elektronike ka konfirmuar emrin e kundërshtarit politik.

Capture

Lidhur me rastin, komisioneri ka denoncuar në KQZ për të bërë të mundur kontrollin e pajisjes dhe rezultatin e votimit.

Në një deklaratë për ‘News 24’, kryetarja në qendrën e votimit ku dhe është denoncuar kjo pajisje tha se ende nuk ka një përgjigje apo reagim nga ana e KQZ-së.

“Komisioneri pretendon se kur ka votuar ka dalë emri i kundërshtarit. Në anën e pajisjes ka dalë emri i kundërshtarit, dhe ne nga ai moment kemi bllokuar pajisjen dhe nuk e kemi vazhduar më votimin. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga KQZ, apo inspektorë për të inspektuar këtë pajisje”, tha ajo.

 

“”