Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kritikuar Kuvendin dhe Presidentin e Republikës për dekretimin dhe më pas votimin e ministrit të Financave Ervin Mete.

Sipas Bardhit, dekreti është bërë në një kohë që Ervin Mete ishte ende në detyrë në krye të AMF, ndërkohë që nuk kishte dhënë dorëheqjen.

Dekreti i Presidentit sipas tij është në kundërshtim me Kushtetutën, ndërsa sipas tij kreu i shtetit nuk ka kryer qoftë një verifikim formal për postin e ministri të Financave.

“Në fakt ju sapo votuat dekretin 199 dt 9/9.23 për emërimin e ministrit të Financave për Republikën e Shqipërisë, i cili është në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Republikes së Shqipërisë. Në kundërshtim flagrant, me nenin 103 , Presidenti i Republikës ka dekretur në pozicionin e ministrit një zyrtar publik i cili nuk mund të emërohej për shkak të ushtrimit të një funksioni tjetër publik, pranë AMF-së. Siç opinioni publik është dëshmitar, shkarkimi i z. Ervin Mete është bërë në seancën e të hënës, pasi presidenti i Republikës në kundërshtim me kushtetuën kishte bërë dekretimin e tij si ministër.

E sjell në vëmendje sepse duhet të ishit ju që ti kishit kujtuar Presidentit se ka sjellë në Kuvend një ministër në kundërshtim me Kushtetutën. Kjo i tregon gjithë opinioni publik se për fat të keq Presidenti ka bërë një dekretim pa kryer as verifikimin formal për mbushjen e kritereve nga anëtarët e Këshillit të Ministrave. I sjell në vëmendje seancës plenare që sapo ka votuar pro një dekret antikushtetues të Presidenit të Republikës.”- tha Bardhi.

VOTIMI

Shkarkimi i Delinda Ibrahimajt, si ministre e Financave

105 pro

0 kundër

Ervin Mete, ministër i Financave

74 pro

30 kundër

Emërimi i Delinda Ibrahimaj, Ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

73 pro

30 kundër

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko