Në zgjedhjet e 25 prillit do të mund të votojnë për herë parë vetëm 854 shtetas shqiptar që kanë deklaruar vendin e banimit jashtë vendit.

Drejtoria e Gjendjes Civile i ka kthyer përgjigje zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku sqaron se shtetas shqiptar që kanë plotësuar kriteret ligjore për deklarimin e vendbanimeve jashtë vendit janë vetëm 921 shtetas. por nga këta vetëm 854 kanë të drejte vote.

Në letrën e DPPGJ-së theksohet se: “Këta shtetas kanë deklaruar dhe kanë aktive në sistem adresën jashtë territorit të Shqipërisë, por mund të kenë vendbanim kryesor në Shqipëri”.

”Sqarojmë se informacioni i raportuar sipas shkresës tonë më nr. 91160/1 datë 31.12.2020 e cila i referohej shkresës së datës 23.12.2020 përmban numrin total të rekordeve në bazë të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile dhe që kane adresë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, numër që nuk i shërbim qëllimit të punës tuaj”, thekson Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Fillimisht Drejtoria e Gjendjes Civile raportoi pranë KQZ se ishin rreth 32 mije votues nga jashte vendit që mund të merrnin pjesë në zgjedhje e 25 prillit, por pas kerkesës së KQZ per te detajuar kete shifër, DPPGJ ka raportuar të dhëna reja shumë herë më të ulëta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re