Presidenti Bajram Begaj pas mbylljes së procesit të votimit, ku ka reaguar me një falënderim për shqiptarët të cilët zbatuan të drejtën e tyre kushtetuese.

Begaj në ‘Facebook’ shkruan se institucionet përgjegjëse duhet të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi e ndershmëri për të garantuar vullnetin e qytetarëve.

“Votuesit shqiptarë folën! Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë”, thekson ai.

Postimi i plotë:

Falënderoj  të gjithë shqiptarët të cilët votuan sot me përgjegjësi e dinjitet, duke përmbushur kështu një të drejtë kushtetuese, por edhe një detyrim moral e qytetar ndaj vendit.

Në këtë moment të fillimit të numërimit të votave, si dhe të nxjerrjes së rezultateve, ju bëj thirrje të gjithë të përfshirëve në këtë proces që të kryejnë detyrën e tyre me përgjegjësi, ndershmëri e profesionalizëm, duke siguruar e garantuar vullnetin e shprehur me votë të qytetarëve shqiptarë.

Votuesit shqiptarë folën!

Është koha që vota e tyre të numërohet drejt dhe pa vonesë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re