Votuesit turq që jetojnë në vendet e Ballkanit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mali të Zi dhe Serbi, më 5-7 maj do të mund të votojnë në misionet diplomatike përkatëse për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen më 14 maj në Türkiye.

Në ueb-faqen e përgatitur për votuesit turq jashtë vendit nga Kryesia e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), ka informacione të tilla si në cilat vendet do të hapen vendvotime dhe se sa ditë do të mund të votohet.

Sipas kësaj, vendvotime do të hapen në ambasadën turke në Shkup, ambasadën në Prishtinë dhe kryekonsullatën në Prizren, në ambasadën në Tiranë, në ambasadën në Sarajevë dhe kryekonsullatat në Banja Lukë dhe Mostar, në ambasadën në Podgoricë si dhe në ambasadën në Beograd dhe kryekonsullatën në Novi Pazar.

Votuesit turq në Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Bosnjë Hercegovinë do të mund të votojnë në misionet diplomatike turke mes 5-7 maj, ndërsa ato në Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi më 6-7 maj.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re