Zviceranët, popullsia e të cilëve po plaket po përballet me rritjen e kostove të jetesës, votoi këtë të dielë pro pagimit të pensionit të 13-të , duke bërë një hap “historik” sipas mbështetësve të propozimit, por hodhi poshtë një rritje të moshës së pensionit.

Propozimi për një pension të 13-të fitoi 58.2% të votave të vendit, sipas rezultateve të përkohshme por pothuajse përfundimtare.

Përkundrazi, propozimi që synon rritjen graduale të moshës së pensionit nga 65 në 66 vjeç duket se nuk do të marrë votat e nevojshme.

Sipas sondazheve, një shumicë e madhe e votuesve ishin pro nismës së parë, një propozim sindikal të titulluar “Të jetosh më mirë pensionin tënd”, i cili parashikon pagesën e një pensioni të 13-të çdo vit, siç punëtorët zviceranë marrin një pagë të 13-të.

Pensionet mujore të sigurimeve shoqërore zvicerane janë të kufizuara në 2,450 franga zvicerane (2,570 euro) për një person beqar dhe 3,675 franga për një çift të martuar. Pensioni minimal është 1225 franga zvicerane (1393 euro) në muaj.

Në qytet, qiraja për një apartament me tre dhoma është të paktën 3000 franga (3150 euro). Një kafe kushton më shumë se pesë franga.

Kjo nismë ka një precedent në Evropë: Lihtenshtajni fqinj, një vend tjetër i shtrenjtë që përdor frangën zvicerane, miratoi një sistem të ngjashëm vite më parë.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re