Policia ende nuk ka nje version final lidhur me ekz.ekutimin e shqiptarit Festim Lato, i shpallur si Presidenti i Camerise, qe u gjet i pajete ne kanal ne 19 korrik të këtij viti ne Nijmegen. Vetem dy dite me pare, kjo ceshtje eshte bere pjese e nje emisioni, gjate te cilit jane shfaqur per here te pare edhe pamjet nga kamerat e sigurise, qe tregojne levizjet e fundit te vlonjatit.

Ai u pa për herë të fundit në Abcoude, ne nje kafene, ku u takua me nje person, sikunder duket edhe ne videon me siper.

Pas kësaj ai duket te hipe në një makinë pas së cilës ai nuk u pa më i gjallë. Drejtuesi i makinës, nje nga burrat me te cilet ai pati takim, më vonë deklaroi se ai e kishte zbritur Laton ne afersi të Abcoude dhe nuk dinte me gje se cfare u be me te. Sipas policisë, ende ka shume per te hetuar lidhur me ngjarjen.

NGJARJA

Lato jetonte prej kohësh në Holandë, ndërsa vdekja konfirmohet nga dy miqtë e tij. 43- vjeçari, përveç angazhimit në politikë, ishte dhe biznesmen. Por më 24 prill të këtij viti, ai kishte shpallur falimentin.

Nuk dihet nëse v.rasje tij lidhet me këtë çështje. Policia pas identifikimit të vik.timës ka njoftuar për ngjarjen dhe familjarët e tij në Vlorë. Prej disa ditësh, Lato ishte person i humbur, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet pasditen e së shtunës. Shumë prej mediave në Holandë raportojnë se me shumë gjasa ngjarja mund të ketë lidhje me borxhet e 43- vjeçarit, pasi ka informacione se ka marrë shuma të mëdha borxh, që nuk i ka kthyer kurrë.

Familjarët e kishin deklaruar në Polici javën e fundit si person të zhdukur. Pas kërkimeve, trupi i tij u gjet në anë të rrugës në Nijmegen. Mediat në Holandë raportojnë se Lato merrej me tregtinë e naftës, ndërsa kohët e fundit ishte vendosur në një shtëpi në Afferden. Jashtë banesës së tij valëviteshin flamujt e Holandës, SHBA-ve dhe flamuri i Shqipërisë me shkrimin Çamëria.

Një mik i 43-vjeçarit duke folur për mediat lokale ka treguar se, kohët e fundit Festimi nuk kishte shprehur asnjë shqetësim dhe çdo gjë dukej mirë. Lato e kishte shpallur veten dhe President të Çamërisë dhe prej vitesh luftonte për pavarësinë e territorit që sot është brenda kufirit të Greqisë.

43-vjeçari nga Vlora jetonte prej të paktën 25 vitesh në Holandë. Kohët e fundit, Lato mësohet se kishte probleme me biznesin e tij, pasi kishte borxhe në kompani dhe individë të ndryshëm në zonën ku ai jetonte në Holandë. Shuma e borxheve të tij dyshohet se arrin në miliona euro.

Kohët e fundit, si Presidenti i Çamërisë, Festim Lato ishte shfaqur dhe në Parlamentin Europian në Bruksel, duke drejtuar një demonstratë për njohjen e pavarësisë së Çamërisë. Përveçse president, Lato ishte dhe trajneri i Kombëtares së Çamërisë. Nga dyshimet e para, thuhet se Lato është telefonuar nga një person joshqiptar. Pasi kanë lënë vendtakimin, 43-vjeçari është qëll.uar për vd.ekje.

Ali Aliu, i vetëshpallur Kryeministër i Çamërisë, në një reagim të tij në rrjetet sociale shprehet i tron.ditur nga vde.kja e Latos. Ai e cilëson ngjarjen me motive politike. “Festim Lato është martiri i parë i Republikës së Çamërisë”, shkruan Aliu.

Ndërkohë, një diplomat holandez, Jeroen Zandberg, që merret me një organizatë për vendet e papërfaqësuara, thotë se Lato ishte i shqetësuar kohët e fundit për çështje që nuk i njihte.

“Ishte një burrë karizmatik, i cili fliste butësisht. Por gjithmonë pas tij ishin borxhlinjtë. Ai merrte shpesh mesazhe nga persona që e cilësonin mashtrues”, shprehet Zandberg, i cili është dhe një nga personat e fundit që e ka takuar Laton.

Diplomati holandez ka dhënë një dëshmi në Polici lidhur me informacionet që ai kishte mbi aktivitetin e 43-vjeçarit shqiptar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re