Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me b urg” në mungesë për vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të dyshuar për v rasjen e punëtorit të kondicionerëve, Indrit Celaj, brenda vilës së tyre luksoze në kryeqytet. Burime të besuara për News24 bëjnë me dije se vendimi është marrë të dielën dhe i është dërguar policisë, për të bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar të të dyshuarve.

Referuar dosjes hetimore, si ek zekutor i 26-vjecarit akuzohet Griseldo Kusi, i cili e ka që lluar me një plumb në kokë, pasi I ka kërkuar llogari punëtorit se përse po hapte vrimë në mur me trapan. Pasi e ka q ëlluar – thuhet në dosje – Griseldo Kusi por ka ndezur dritën e celularit për të gjetur gëzhojën dhe me pas është larguar. Rrethanat e ngjarjes janë rrëfyer para hetuesve nga dy punëtorët që ishin kontraktuar nga Ferdinand Bakalli për të rregulluar vilën trekatëshe në pronësi të Bujar Kusit. Nuk mbaron me kaq.

Edhe më pas, Griseldo Kusi ka bërë çmos që ta fshihte të vërtetën. Ai është takuar me vëllain e tij, Albano, babain Bujar Kusi dhe Ferdinand Bakallin, për të sajuar një tjetër histori. Të gjitha veprimet e tyre, por edhe por edhe personave të tjerë janë filmuar nga kamerat e sigurisë së një lokali përballë vilës dhe bien ndesh me deklarimet e dhëna prej tyre. në materialin e prokurorisë, thuhet se nga provat e siguruar rezulton se në local është thurur i gjithë plani për të devijuar rrjedhjën e hetimeve për ngjarjen e rendë dhe por edhe për t’ia ngarkuar krimin një personi tjetër, konkretisht Lorenc Veliajt.

Në dokumentin e prokurorisë thuhet se fillimisht në lokal hyn i dyshuari Bakalli, i cili për momentin ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me b urG”, për akuzën e veprimeve që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Më pas mbërrijnë Albano e Griseldo Kusi. Dy vëllezërit Kusi qëndrojnë për disa sekonda brenda në lokal dhe më pas dalin e ulen jashtë, ndërkohë rezulton se Indrit Celaj, ishte në grahmat e fundit në ambjentet e jashtme të vilës, ku ishte nxjerrë nga Albano Kusi pas plag osjes në katin e parë të shtëpisë.
Nga pamjet filmike në dorën e djathtë të Griseldo Kusit, dallohet qartë një njollë e kuqe, që për hetuesit nënkupton njollat e gjakut.

Pak sekonda më pas, Griseldo Kusi del nga ana e pasme e lokalit dhe bisedon me Bakallin. Aty mbërrin edhe babai I tij, BUjari që shfaqet gjithashtu duke shkuar ne drejtim të vilës ku ishte qëllu ar punëtori.
Pjesëtarët e familjes Kusi dhe të njohurit e tyre, por edhe njëri nga punëtorët, bëjnë lëvizje të shumta sa në vendin e ngjarjes sa në lokal. Në dosje thuhet se Albano Kusi shfaqet teksa bën veprime të pakontrolluara.

Në kohën kur policia po mbërrinte në vendngjarje, griseldo Kusi i kërkoi ndihmë Lorenc veliajt, mikut të vëllait të tij albano, për ta marrë ai përsipër krimin. Veliaj I cili fshihej në ambientet e një ish-picerie në pronësi të Ali Edmond Sulës pasi ishte në kërkim për krime të tjera, vendosi të vetëdorëzohej në policik frika se mos akuzohej edhe për vr asjen e Indrit Celajt. Ai rrëfeu takimin me Griseldon dhe ofertën e bërë prej tij. Në këmbim të pranimit të autorësisë së krimit, Griseldo kishte garantuar se me familjen e vik timës do t’I rregullonte punët vetë. Sipas Sulës, griseldo e kishte gënjyer duke i thënë se punëtorin e kishte që lluar vetëm me qytën e pistoletës.

E kuptova që Greiseldo më mashtroi dhe s’kisha pse ta merrja këtë risk mbi vete. Prandaj vendosa të t’i rrefehesha policisë”, e përmbyll dëshminë e tij Velaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re