Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit. Raportohet se një person është gjetur i pajetë teksa dyshimet e para flasin për një ekzekutim të mundshëm.
Viktima është identifikuar si Selami Hasani. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje teksa pritet një njoftim zyrtar nga policia.
