Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj katër adoleshentëve në Gramsh, të cilët u përfshinë në vrasjen e një 15-vjeçari.

Shkak i shtyrjes së seancës së ditës së sotme mësohet se është bërë mosparaqitja e avokateve mbrojtës të personit tjetër të kësaj ngjarje, i cili mbeti i plagosur.

Sipas raportimeve nga News24, në sallë dhe jashtë gjykatës ka pasur tensione nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit.

Pas tensioneve, ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën. Kujtojmë se senaca u sht edhe pak ditë më parë, pasi nuk u plotësua trupi gjykues prej 3 gjyqtarësh.

Të miturit me iniciale Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç, dyshohet se pas një konflikti goditën me thikë viktimën dhe kushëritin e tij, 15-vjeçarin Marko Liçi.

Ky i fundit u dërgua në spital dhe arriti që t’i mbijetojë plagëve të marra. Krimi i rëndë ndodhi mesditën e 16 majit 2023.

Fatjon Bici kishte ndërhyrë për të shuar sherrin mes 5 adoleshentëve por mbeti vetë viktimë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re