Skip to content

Vranësira dhe reshje shiu/ Ja si do jetë moti këtë fundjavë

moti

Kjo fundjavë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

 

Këtë të shtunë  moti pritet të jetë me alternime vranësirash dhe intervale kthjelliemsh. Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore me intensitet të ulët ndërsa,  në veriperëndim dhe jugperëndim me intensitet deri mesatar.

 

Dita e diel parashikohet të jetë me  mot me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimesh. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Reshjet pritet të mbeten prezente të herëpasherëshme gjatë ditës me intensitet të ulët deri mesatar.

 

Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herë kryesisht ditën e dielë pritet të fitojë shpejtësi deri në 20-25m/sek kryesisht përgjatë zonave luginore dhe brigjeve detare në jug të vendit.

 

Deti pritet të jetë i forcës 4-6 ballë kryesisht ditën e dielë.