Skip to content

Vranësira dhe reshje shiu në mesditë, ulen temperaturat

1609328580 moti 1

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot në vend do ketë qarkullim të masave të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin zhvillim vranësirash më e theksuar kjo në pjesën veriore të vendit.

Kështu në veri e qendër do të ketë reshje shiu deri në mesditë edhe në formën e shtrëngatave me rrufe lokale.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi 1 deri 8 m/sek.

Në mbrëmje era do jetë me shpejtësi 10-12 m/sek në bregdet shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 14/20 re shi diell

Kukës 12/19 re shi diell

Lezhë 13/20 re shi diell

Dibër 11/17 re shi diell

Durrës 14/21 re shi diell

Tiranë 16/20 re shi diell

Elbasan 14/19 re diell

Berat 12/21 re diell

Vlorë 17/21 re diell

Korçë 13/17 re diell

Gjirokastër 12/18 re diell

Sarandë 13/20 re diell.