Mot me vranësira dhe herë pas herë reshje shiu do të shoqërojë vendin tonë këtë të mërkurë.

 

Nw zonat malore përgjatë do të këtë rrebeshe dhe mundësi për breshër. Në mbrëmje do të ketë me kthjellime dhe vranësira të dendura.

 

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 31°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.

 

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Europa Veriore, Lindore si edhe pjesërish Rajoni i Ballkanit. Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Europën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa moti i kthjellët dhe temperaturat e larta mbizotërojnë në gadishullin Iberik si edhe brigjet detit të zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re