Dita e mërkurë pritet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe lindje të vendit kryesisht në orët e mesditës, lokalisht në juglindje reshjet marrin karaketer shtrëngatash por në intervale të shkurtëra kohore. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, e hera-herës pergjatë vijës bregdetare veriperëndimor dhe zonave luginore në veri të vendit era fiton shpejtësi deri në 15m/sek.
Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.Temperaturat parashikohen:zonat malore 4°C deri në 16°Czonat e ulëta 10°C deri në 20°Czonat bregdetare 12°C deri në 20°C
