Skip to content

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se, vendi ynë sot do të ndikohet përsëri nga kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar, me masa ajrore të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të pakta kthjellimi në pjesën bregdetare dhe qendrore, kryesisht në mbrëmje.

Parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave. Intensitet i lartë në formë rrebeshesh shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike, parashikohet në pjesën veriore dhe bregdetin perëndimor nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Pas orëve të pasdites, reshjet do të humbasin intensitetin dhe bëhen përsëri me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Parashikohet borë në majat e maleve në veri e verilindje.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – jugperëndim me shpejtësi 3-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do të jetë me rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-20 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 1.0-3.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 8/11 re shi

Kukës 6/10 re shi

Lezhë 7/11 re shi

Dibër 4/8 re shi

Durrës 9/14 re shi

Tiranë 8/14 re shi

Elbasan 6/11 re shi

Berat 7/11 re shi

Vlorë 10/15 re shi

Korçë 4/8 re shi

Gjirokastër 7/12 re shi

Sarandë 10/14 re shi.