Skip to content

Vranësira dhe reshje shiu/ Si parashikohet moti gjatë këtyre ditëve

Duke filluar nga kjo e Martë e deri ditën e Premte moti parashikohet kryesisht me kthjellime por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme të vranësirave deri të dendura (mot i vranët).

 

Këto vranësira do të shoqërohen kryesisht me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht shtrëngata afatshkurtra.

 

Në relievet e larta malore në lartësitë mbi 1200 metër reshjet e dobta do të jenë në formën e dëborës.