Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga relativisht të njejtat kushte atmosferike. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

 

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës  1 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zonat malore 14 deri 31°C

në zonat e ulëta 15 deri 35°C

në zonat bregdetare  19 deri 33°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re