Vendi ditën e sotme do të ndikohet nga masa të paqendrueshme të cilat do të sjellin dendësim vranësirash dhe reshje shiu më të përqendruara në pjesën veriore e atë qendrore të vendit. Në veri hera herës reshjet do të marrin karakter shtrëngatave. Në jug shi i dobët lokal.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e përkohësisht mesatare. Përgjatë brigjeve detare erë përkohësisht e vrullshme pasuar nga valëzim në dete i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 12°C

në zonat e ulëta 7 deri 18°C

në zonat bregdetare 10 deri 18°C

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re