Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8 m/sek, valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Në zonat malore temperaturat parashikohen minimumi në  0°C dhe maksimumi deri në 7°C.

Në zonat bregdetare temperatura minimale parashikohet të jetë 6°C, ndërsa maksimalja 16°C.

Sakaq, në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të shënojnë 3°C e maksimalja 15 °C.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re