Skip to content

Vranësira të dendura, parashikimi i motit për datën 29 dhjetor 2023

Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë më alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore do të ketë prezencë të mjegullës së dendur.

Era do të jetë me drejtim veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i ulët i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zonat malore -2 deri 10°Cnë zonat e ulëta 2 deri 16 °Cnë zonat bregdetare 4 deri 16 °C