Edhe të hënën vendi ynë mbetet në ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në zonat malore dhe pjesërisht zonën e ulët.

Ndërsa, sipas Meteoalb bregdeti shqiptar parashikohet të jetë me mot të kthjellët dhe kalime të pakta vranësirash.

Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike.

Temperaturat e ajrit do të bien në mëngjes, po ashtu një rënie të lehtë do të ketë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 29°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash. Ndërsa mesdita pritet t’i shtojë vranësirat duke krijuar mundësi për reshje në një pjesë të mirë të vendit.

Ndërsa, pasditja dhe mbrëmja përmirësojnë gradualisht kushtet e motit.

Maqedonia e Veriut

Paraditja në Maqedoninë e Veriut paraqitet në dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta.

Parashikohet që orët vijuese ti shtojnë vranësirat në territor, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në Veri të vendit duke krijuar mundësi për ndonjë rrebeshe të izoluara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re