Julia “Hurricane” Hawkins nuk vraponte deri para disa vitesh – kur ajo ishte 100 vjeçe. Ajo theu një rekord në moshën 101 vjeç, duke shënuar 100 metra në 39.62 sekonda.

Tani ajo është 103 vjeçe dhe kohët e fundit vrapoi përsëri në Lojrat Kombëtare të të Moshuarve. Megjithëse koha e saj ishte pak sekonda më e ngadalët, ajo mban titullin e gruas më të vjetër që ka konkurruar në një pistë amerikane.

“Unë jam dy vjet më e vjetër, mos harroni?” ajo i tha New York Times.

Në një intervistë me Times, Hawkins ndau këshilla e saj për të jetuar një jetë të gjatë dhe të lumtur.

Kërkoni dhe shijoni momente magjike

Hawkins thotë se i mban sytë hapur për ato momente kur ndalon dhe ndjen erën e trëndafilave. “Mendoni për momentet magjike që ju ndodhin, si lindjet dhe perëndimet e diellit, ylberin, zogjtë e bukur, muzikën dhe komplimentet që njerëzit ju bëjnë,” thotë ajo.

Ato momente magjike janë falas. Por ju do t’i humbisni ato nëse nuk kërkoni për ta.

Mbani miqësitë tuaja të forta

Pothuajse çdo ditë, Hawkins thotë se shkon për drekë me miqtë. Shkenca rregullisht provon se të paturit e një rrjeti të fuqishëm shoqëror është i rëndësishëm për mirëqenien tuaj të përgjithshme. Një studim i kohëve të fundit zbuloi se një rreth i fortë shoqëror ishte një parashikues më i mirë i lumturisë dhe mirëqenies së dikujt sesa të dhënat e gjurmuesve të palestrës.

Vazhdoni të lëvizni

“Mbani veten në formë nëse mundeni,” thotë Hawkins. Para se të bëhej kampione, Hawkins konkuronte në Olimpiadën e të Moshuarve si një çikliste. Ajo u kthye vrapimit kur çiklizmi u bë shumë sfidues për të.

Tani, ajo vetëm synon të vazhdojë të lëvizë. Hawkins vazhdon të bëjë shëtitjet e saj përditshme. Ajo nuk trajnohet aq shumë për garat e saj. “Ndërsa unë bëhem më e vjetër, ndihem sikur më kanë mbetur edhe vetëm 100 metra për të vrapuar dhe nuk dua t’i harxhoj“, thotë ajo.

Zbuloni pasionet tuaja

Kini interes për shumë gjëra që mund t’ju mbajnë të zënë dhe mbajeni mendjen e zënë“, këshillon ajo. Edhe nëse nuk e gjeni pasionin tuaj në punë, gjeni një hobi që ju sjell gëzim.

Hawkins pëlqen leximin dhe ka qenë në gjendje të ndjekë hobin e saj. Ajo është gjithashtu një kopshtare e zjarrtë.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re