Është gjetur celulari i Ilaria Sulës, 22-vjeçares shqiptare të vrarë në Romë më 26 mars nga ish i dashuri i saj filipinas, Mark Samson.

Telefoni u gjet në banesën në rrugën Homs, në lagjen afrikane, ku ndodhi edhe krimi makabër pas informacioneve të dhëna nga Mark Samson.

Hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar celularin e viktimës, që do t’i nënshtrohet ekspertizës.

Ilaria Sula, e cila studionte në Universitetin Sapienza në Romë, u godit me thikë nga ishi i saj në banesën e tij. Në shtëpi ishin edhe prindërit e 23-vjeçarit në momentin që ndodhi vrasja.

I riu e vendosin trupin në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb pranë Bashkisë Poli.

Shqiptarja u zhduk më 25 Mars, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet më 2 Prill. Mark Samson, pasi e vrau studenten 22-vjeçare, përdori celularin e saj për t’u dërguar mesazhe familjarëve të Ilarias, si edhe për të bërë postime në rrjetet e saj sociale, që t’i bënte të besonin se ajo ishte mirë dhe se ishte larguar me dëshirë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko