Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se janë në procedurat e ekstradimit të shpejtë të Gerald Shehut nga Greqia. 43-vjeçari u arrestua në aeroportin e Korfuzit në tentativë për t’u arratistur drejt Spanjës.

Në një konferencë, drejtori i Policisë u shpreh se bashkëpronari i hotelit në Dhërmi, ku edhe ndodhi krimi i rëndë, u kap falë bashkëpunimit me autoritetet greke.

Ndërsa theksoi se vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi po shkon drejt zbardhjes.

Muhamet Rrumbullaku: Në kuadër të bashkëpunimit që kemi me partnerët grekë, në kuadër të informacionit të shkëmbyer, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit. Jemi në procedurat e ekstradimit të shpejtë të këtij personi si autor i dyshuar sa i përket ngjarjes.

Kemi provuar me prova shkencore gjithçka, po shkojmë drejt finalizimit dhe zbardhjes së këtij krimi të rëndë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re