Habib Rexha, i akuzuar për vrasjen e Arjan Gosës pak ditë më parë ne Kavajë, del sot para gjykatës për masën e sigurisë. Ai u vetëdorëzua dy ditë më parë, pas negociatave që policia zhvilloi me familjarët e tij.

 

Në dëshmitë e para të dhëna para agjentëve, Rexha ka pretenduar se i druhej një hakmarrjeje nga familja Gosa, pas ngjarjes se muajit mars kur humbën jetën Edmond Gosa dhe Altin Rexha. Po ashtu, ai është shprehur se krimin e kishte kryer nga gjaknxehtësia.

 

Ndërkohë, nën akuzë si bashkëpunëtor në krim, është edhe shoku i Rexhës, Ervis Kurti. Ky i fundit, sipas policisë, e ka ndihmuar autorin e vrasjes që të largohej me makinë nga Kavaja, drejt Durrësit.

 

Ndërkohë, edhe pse Habib Rexha ka pranuar krimin, agjentët nuk e kanë gjetur ende vendin ku është hedhur pistoleta.

 

Familjet Rexha dhe Gosa u përfshinë në një seri vrasjesh, pas një konflikti që nisi për motive banale në rrugë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko