David Katz, 24 vjeç, pjesëmarrës në një lojë kompjuterike që vrau dy njerëz në Florida dhe më pas kreu vetëvrasje, ishte një i sëmurë mendor, sipas mediave amerikane.

I riu nga Baltimore, nisi të qllojë gjatë një turneu për video-lojëra në Jacksonville Landing, ku si pasojë la dy të vdekur e disa të tjerë të plagosur, mes tyre dhe një adoleshent shqiptar.

Siç informojnë mediat amerikane, Katz ishte një lojtar i njohur i lojrave kompjuterike që mori pjesë aktive në turne, ndërkohë kishte fituar dhe çmimin Madden Bills Championship vitin e kaluar.

Dëshmitarët e përshkruan si një person që “nuk tregonte emocion” gjatë konkursit.

Alexander Maduniç, një prej të plagosurve me plumb në këmbë, tha se Katz ishte ishte shfaqur si i çmendur pasi kishte humbur një lojë. “Unë mendoj se kjo ka qenë arsyeja e të shtënave prej tij”. Megjithatë, policia njoftoi se ende po heton motivin e sulmit.

Policia njoftoi gjithashtu se Katz bleu ligjërisht dy pistoleta këtë muaj në Baltimore, ku besohet se njëra prej tyre u përdorur në sulm.

Mediat publikuan dhe dokumente për divorcin e prindërve të Katz-it, duke treguar se ai u trajtua dhe për probleme psikike dhe emocionale. Thuhet se kur ai ishte një fëmijë, mori ilaçe për skizofreni.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re