Vrasësi Anders Breivik dëshiron të fitojë 7 milion euro duke shitur të drejtat për ta kthyer jetën e tij në një film. The sun raporton se Anders u ka dërguar nga burgu 20 letra prodhuesve të filmave duke i lutur që të tregojnë historinë e tij.

Kanë kaluar 10 vjet nga masakra e tij tronditëse në ishull,  e cila la 77 të vdekur dhe 42-vjecari raportohet se shkruan dhjetra faqe në ditë në ditarin e tij të burgut, teksa ka përfunduar një autobiografi dhe një skenar filmi, si dhe dërgon ftesa për t’u intervistuar në burg.

Një burim tha:“Ai ende dëshiron të frymëzojë të tjerët dhe ende beson në një revolucion fashist. Planet e tij për të fituar para nga vrasjet janë një fyerje e plotë për viktimat e tij dhe familjet e tyre.”

Breivik, i burgosur për 21 vjet po bën një kërkesë të re për lirim me kusht dhe është i bindur se një ditë do të ecë i lirë. Pavarësisht shijimit të një jete të qetë brenda një “apartamenti” me tre dhoma gjumi, i pajisur me një dhomë studimi, palestër dhe kuzhine, ai ka paraqitur një listë të ankesave të qortuara te bosët e burgjeve.

Ai dëshiron një krem ​​hidratues më të mirë për pastrim të thellë dhe thotë se shumë prej vakteve të tij janë gatuar në mikrovalë.

Breivik u bë një nga vrasësit masivë më famëkeqë në botë, kur më 22 korrik 2012 kreu i vetëm dy sulme vrasjesh masive. Fillimisht ai vendosi bombë në një ndërtesë qeveritare në kryeqytetin Oslo, e cila ishte në fakt vetëm një largim i vëmendjes. Më pas vrau me armë zjarri 77 viktima, shumica adoleshentë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re