Skip to content

Vrasësi më i rrezikshëm në Britani, mbahet i burgosur përjetë në një kuti prej qelqi, policët e quajnë ndryshe si…

Robert Maudsley i cili kreu një seri vrasjesh të tmerrshme, përfshirë tre në burg, gjendet i mbyllur në një qeli xhami të bërë posaçërisht për më shumë se 40 vjet. Vrasësi serial më i rrezikshëm i Mbretërisë së Bashkuar, me nofkën ‘The Cannibal’, është mbajtur në një qeli të vetmuar për më shumë se katër dekada.

Një seri e re dokumentare jep një pasqyrë të jetës së vrasësit Robert Maudsley, i cili do të kalojë pjesën tjetër të jetës së tij në një qeli xhami nën burgun e Wakefield. Maudsley, ishte vetëm 21 vjeç kur kreu vrasjen e tij të parë të tmerrshme. Ai theri një nga klientët e tij, John Farrell. Vrasja ishte aq e dhunshme dhe policët e quajtën “blu” për shkak të ngjyrës së fytyrës së tij.

Maudsley u arrestua dhe përfundimisht u dënua për vrasje. Ai u burgos me vendimin që kurrë të mos lihej i lirë. Pastaj ai u dërgua në Spitalin Broadmoor, i njohur për strehimin e disa prej të burgosurve më të dhunshëm në MB.

/faxweb