Skip to content

Vrasësi me pagesë i Saimir Jakut, u arrestua “rastësisht”, do dilte në Gjykatë si shofer i dehur

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Pas gjashtë vitesh hetime intensive, policia e Lezhës ka arritur të zbardhë ekzekutimin me amrë zjarri në Mirditë  të drejtori i OST-së, Saimir Jaku dhe plagosjes së shokut të tij, Gjergj Prenga.

 

Si autor i dyshuar i krimit u arrestua 40-vjeçari, Dorjan Keqi.

 

Ai u kap gjatë operacionit të koduar me emrin “Gjurma”. Keqi ishte ndaluar për shkelje të rregulalve të qarkullimit rrugor dhe do të dilte në gjykatën e Lezhës për t’u njohur me masën e sigurisë por u prangos si një nga autorët e krimit.

 

Keqi u tradhetua nga shenjat e gishterinjve.

 

Ai akuzohet për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, të kryer në bashkëpunim dhe për armë mbajtje pa leje.

 

Bazuar në provat ligjore dhe dëshmitë e mbeldhura, hetuesit dolën në konkluzionin se 40-vjeçari ishtë njëri prej ekzekutorëve të Saimir Jakut.  Dorjan Keqi mendohet se e kreu vrasjen, për llogari të një grupi  të strukturuar kriminal që vepron në qarkun e lezhës.

 

Ishte ky grup, tashmë i identifikuar dhe i vendosur nën hetim nga ana e policisë,  qe e porositi vrasjen kundrejt pagesës.  Por edhe pse policia i ka zbuluar anëtarët e tij, emrat e tyre nuk janë bërë publik për shkak të sekretit hetimor.

 

VEHBI BUSHATI

DREJTORI I POLICISE, LEZHE

 

Porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë. Për shkak të cilësisë së hetimit dhe të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk mund të bëjmë publike të dhëna të tjera për këtë çështje.   Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të ndaluar D. K., në kuadër të operacionit policor “GJURMA”, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 21 aparate celulare dhe 6 mbajtëse të kartave SIM.   

 

Saimir Jaku u ekzekutua nga dy persona të maskuar në 9 shtator të vitit 2016 teksa ishte duke pirë kafe në një lokal. Shkak mendohet të jenë bërë konfliktet që viktima mund të kenë pasur.

Kjo vrasje prodhoi një sëri krimesh të tjera të rënda si pasojë e hakmarrjes.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë