Gjykata e Krimeve të Rënda ka rikonfirmuar masën e arrestimit me burg për pesë personat e arrestuar të dyshuar për vrasjen e Devi Kasmit më 29 janar të këtij viti. Kështu ekzekutori i dyshuar, ish speciali i policisë greke do të mbete ne burg deri ne përfundim të hetimeve. Sebashku me të ne burg ndodhen dhe bashkëpunëtoret e dyshuar Mario Meshini, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari dhe Malvin Dinellari. Sipas prokurorisë, të arrestuarit kishin krijuar një grup të strukturuar kriminal, ndërsa vrasja dyshohet se është bere për shkak të trafikut të narkotikëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re